Shfrytëzonte nipin e saj 10 vjeç për klikime në Tik Tok, Natasha e Tik Tikut rikthehet sërish në Gjykatën e Beratit për rivlerësim mase

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Me gjithë pretendimet e avokatëve, gjyqtarja Ardiola Çela ka lënë sërish në fuqi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e saj dhe duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut,për disa video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok,ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale,për të përfituar vlera monetare.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Shfrytëzonte nipin e saj 10 vjeç për klikime në Tik Tok, Natasha e Tik Tikut rikthehet sërish në Gjykatën e Beratit për rivlerësim mase

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook