Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata urdhëroi rindërtimin e skenës së krimit, ekspertët dorëzojnë aktin tekniko-balistik

Nis seanca në Apel ndaj Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2023.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se të pandehur janë edhe dy ish-nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektive të Shqiponjave.

Paplekaj mësohet se është i pranishëm në seancë. Gjykata ka urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim. Gjykata e Apelit mbasi dëgjoi për gati gjashtë orët palët dhe insistimin e të akuzuarit që kërkoi rindërtim të ngjarjes për të kuptuar mekanizmin se çfarë ndodhi atë ditë, vendosi të kryhet ekspertim dhe rindërtim tekniko-balistik për të zbuluar se kush qëlloi tjetër ditën e ngjarjes. Ekspertët kanë vendosur në dispozicion të gjykatës në rrugë elektronike aktin tekniko-balistik të kryer në vendin e krimit. Sakaq, avokati i Paplekajt nga ana e tij ka kërkuar kohë që të shqyrtojë këtë akt. “Gjykata t’i japë rëndësi faktit jo afateve”, tha avokati.

Arena e Lajmit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata urdhëroi rindërtimin e skenës së krimit, ekspertët dorëzojnë aktin tekniko-balistik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook