Ndeshja e Dinamos kundër Erzenit, mes “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”

Ndeshja e javës së 31-të të Superiores e Tiranës kundër Erzenit mund të zhvillohet në “Air Albania” ose në “Elbasan Arena’, ditën e diel, në orën 18:00. Blutë duan që ta luajnë ndeshjen në kryeqytet, kurse në FSHF bëjnë me disa se ajo do të zhvillohet në Elbasan dhe në këtë rast do të ishte një rikthim për Dinamon, që e nisi sezonin aty.

Më parë klubi vendosi që ndeshja me Erzenin, ashtu si ajo me Teutën, të luhej në “Air Albania”, ku një ditë më parë luan Tirana. Tani pritet vendimi përfundimtar në lidhje me këtë ndeshje, me blutë që këmbëngulin për “Air Albanian”.

Pavarësisht nga stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja, asgjë nuk e ndryshon objektivin e kryeqytetasve për të marrë pikët maksimale. Në tri ndeshjet e mëparshme me shijakasit, Dinamo ka humbur fazën e parë dhe ka fituar dy të tjerat.

Arena e Lajmit

Ndeshja e Dinamos kundër Erzenit, mes “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook