Nesër protestë para Bashkisë Tiranë, Alimehmeti: PS parti e korruptuar, duhet hetuar më shumë për…

Kryetari i Grupit të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alihemeti, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar protestën e nesërme përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00, pas arrestimit të 5 drejtorëve në këtë institucion.

Alimehmeti thekson se SPAK duhet të hetojë më shumë për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi se PS është parti e korruptuar dhe se Veliaj është i rrethuar nga njerëz të korruptuar.

“Ajo që kemi pare deri tani është vetëm maja e ajsbergut, hetimet do vazhdojnë akoma. Duhet hetuar më shumë për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Koka e oktapodit është Erion Veliaj. Ka qenë ai në krye të bashkisë, kur ka ndodhur 5D, shumë prona të qytetarëve janë tjetërsuar, është afera e inceneratorëve. Veliaj rrethohet vetëm me persona të korruptuar. Këshilli Bashkiak kurrë nuk e ngre zërin, vetëm voton pro çdo gjëje. Rama dhe Veliaj e dinë se çfarë kanë bërë dhe hetimet besoj se do të zbulojnë më shumë. Veliaj thotë që nuk e di se çfarë bëjnë ata. Gjyshërit tonë na kanë thënë se më thuaj se më kë rri, të të them se kush je. Unë besoj se drejtorët nuk kanë bërë asgjë pa miratimin e kryetarit. PS është parti e korruptuar komplet, pasi asnjë këshilltar nuk kundërshton. Erion Veliaj nuk ka bërë mbledhje për dy muaj. Edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe të tjerët besoj se kanë përgjegjësi për shumë gjëra”, tha Alimehmeti.

Më tej, Alimehmeti shtoi se beson tek SPAK, por se në disa çështje nuk ka pasur shpejtësinë e duhur në hetim.

“Unë besoj tek SPAK, sepse në këtë vend nuk mund të presësh mrekulli. Mirëpo, unë mendoj se Shqipëria nuk bëhet me vetëm 20 burra. Problemi është lart. Besoj se edhe perceptimi i shqiptarëve për opozitën ka ndryshuar. Ne jemi në terren në mënyrë të vazhdueshme dhe e shohim që kemi mbështetje. Jemi në rrugë të mbarë. Edhe sondazhet i japin pikë opozitës”, deklaroi Alimehmeti.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Nesër protestë para Bashkisë Tiranë, Alimehmeti: PS parti e korruptuar, duhet hetuar më shumë për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook