Eksperti për çështjet ekonomike në PD Dorjan Teliti, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që nesër në orën 11:00 të protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës.
Teliti shprehet se qytetarët duhet të reagojnë sot, pasi ndryshe e keqja do të vazhdojë.
Postimi i Telitit:
PROTESTO TIRANË, ndryshe e “keqja” mbijeton!
👉Ndihesh i tradhëtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të struktuara kriminale? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanëve e zyrtarëve që nga të qënurit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerësh? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i keqtrajtuar nga një administratë që stë përfill as ty dhe as shqetësimin tënd? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbur këto vite? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilacet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i revoltuar për mungesën e cerdheve, kopështeve, shkollave, e klasave të mbipopulluara, pasi paratë merren por nuk shkojnë për investimet e domosdoshme, por vidhen me 5D e inceneratorë fantazëm? Atëherë dil e protesto.
👉Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentimi është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.
🆘Protesto Tiranë, protesto nesër me cdo mjet demokratik të mosbindjes civile.
⏰Nesër në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliaj nga zyra e KryeBashkiakut të Tiranës.
(Arena e Lajmit)