A do të votojë për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Bardhi dhe “thumbon” Bashën: Praktikisht është e shkrirë

Ndërsa mazhoranca socialiste nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nga sot nuk e kupton se pse duhet të ekzistojë Gjykata Kushtetuese.

“Për këtë pyesni zt.Basha se ai ka qenë i gatshëm të votonte rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëndrimi jonë ka qenë i qartë që Gjykata Kushtetuese qëndron në piramidën e pagave. Sot treguan se atë pagë e marrin kot. Nuk justifikon dot pagën që merr.

Nëse vendimet nuk janë të detyrueshme për zbatim dhe Edi Rama ua hedh vendimin në kosh dhe nuk kanë as guximin për të komentuar. Nga sot edhe këtë pagë që marrin e marrin kot. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojë Gjykata kushtetuese. Me këtë vendim, praktikisht Gjykata Kushtetuese është shkrirë”, tha midis të tjerash Bardhi”, tha ai.

Arena e Lajmit

A do të votojë për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese? Përgjigjet Bardhi dhe “thumbon” Bashën: Praktikisht është e shkrirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook