Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij për gazetarët u shpreh se duhet të kthehen koalicionet parazgjedhore.
Ai u shpreh se sistemi me listat e hapura ka mundësuar rrotacion politik.
Bylykbashi: Zgjedhësi të ketë të drejtë të zgjedhë partinë brenda koalicionit që do të votojë.
Sistem funksional deri në 2020. Koalicioni me listën e përbërë, me listë të hapur ka prodhuar mundësinë të dimë kush janë partitë dhe ka mundësuar rrotacion politik.
Pjesë e saj është edhe garantimi që rezultati zgjedhor është i drejtë. Sot kemi PS që ka më shumë mandate seç i takojnë.