Egnatia pret Partizanin në kryesfidën e javës së 31-të. Në këtë ndeshje bardhëjeshilët do të vuajnë mungesën e 3 lojtarëve.
Dylis dhe Spahiu janë të pezulluar me kartonë, ndërsa Xhemajli vijon të jetë i dëmtuar.
I vetmi lajm pozitiv për trajnerin Tetova është rikthimi nga dëmtimi i sulmuesit Gjata. Fieraku po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe është një alternativë më shumë për sulmin.