Ka nisur seanca e Kuvendit.
Deputetja Jorida Tabaku tha se duhet parë me kujdes komisioni për dezinformimin, pasi ka shqetësime për fushën e veprimit dhe shkeljen e lirisë së medias.
Tabaku: Pas vendimit të konferencës së kryetarëve i nisa një shkresë ministrit të jashtëm. Prita që Bardhi e Çuçi të uleshin të diskutonin. Kjo nuk duhet të përfshihet në retorikën e përditshme politike.
Disa shoqata, organizata të lirisë së medias kanë ngritur shqetësime për fushën e veprimit të këtij komisioni. Për këtë komision palët duhet të diskutojnë se cila është rruga më e mirë dhe për të mos shkelë vijën e hollë të lirisë së medias. Të mos e përdorim. Duhet të shqyrtohet nga kolegë me eksperiencë.
Kërkoj që të kemi përfaqësim të drejtë në këtë komision.