“Meta” përditësime të reja për të luftuar abuzimet me fotot intime

Kompania mëmë e Facebook-ut, “Meta”, ka zbuluar një sërë veçorish të reja sigurie të krijuara për të mbrojtur përdoruesit, kryesisht të rinjtë, nga shantazhet dhe abuzimet që lidhen me publikimin e fotove intime.

Gjigandi i mediave sociale – i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – ka konfirmuar se do të fillojë testimin e një filtri ‘lakuriqësie’ në Mesazhet Direkte (DM) në Instagram.

I quajtur “Mbrojtja nga lakuriqësia”, kjo veçori do të jetë e aktivizuar si parazgjedhje për personat nën 18 vjeç dhe do të bëjë ‘të turbullta’ automatikisht imazhet e dërguara përdoruesve të cilat zbulohen se përmbajnë lakuriqësi, duke i mbrojtur më mirë përdoruesit nga shikimi i padëshiruar i fotove nudo në DM-të e tyre.

Kur marrin imazhe nudo, përdoruesit do të shohin gjithashtu një mesazh që u kërkon të mos ndihen në presion për t’u përgjigjur dhe një opsion për të bllokuar dërguesin dhe për të raportuar bisedën.

Me filtrin të aktivizuar, njerëzit që dërgojnë imazhe që përmbajnë foto nudo do të shohin gjithashtu një mesazh që u kujton atyre të jenë të kujdesshëm kur dërgojnë përmbajtje delikate duke iu dhënë mundësia t’i anulojnë ato.

Arena e Lajmit

“Meta” përditësime të reja për të luftuar abuzimet me fotot intime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook