Në fjalën e tij në seancën në Kuvend, deputeti Edmond Spaho, u shpreh se pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt.
Ai tha se një gjë e tillë përcaktohet nga ligji.
Edmond Spaho: Në lidhje me përkatësinë e deputetëve në grupet parlamentare. Ka ardhur koha t’i japim fund profkave. Nuk duhet të gënjejmë qytetarët, është një çështje që e keni në rendin e ditës. Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt, përcaktohen në bazë të ligjit.