Raporti i “Freedom House”, Lubonja: Nuk ka kryeministër në botë tv si Ertv. Ky është skandal!

Duke komentuar raportin më të fundit për media nga “Freedom House”, analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, tha se gjendja në vend është më e keqe se në periudhën e Sali Berishës.

“Nëse iu kujtohet tv kombëtare nuk kishin të drejtë të ishin pronë e një individi të vetëm. Unë nuk kam parë një vend në botë që të ketë kryeministri një Ertv. Ky është një skandal që duhet të vinte në alarm gjithë këto shoqata dhe nuk ndodh gjë. Ndërkombëtarët vijnë rreth e rrotull dhe thonë ke dy hapa mbrapa. Këtu është skandal me median. Mjafton të shikosh sjelljen e Edi Ramës.

Për të gjitha këto skandale, jo Xhaçka, jo inceneratorët, jo drejtorët e Bashkisë dhe dalin sikur i kanë shpikur ne,  mediat, ndërkohë që mediat nuk kanë bërë detyrën pasi janë të kapura nga gjithë ky sistem që kontrollohet prej tyre. Nuk ka njeri që nuk e di që Bashkia ka fondin kryesor të korruptimit të medias pasi ajo ka fondet më të mëdha. Ka disa që thonë është më mirë se në kohën e Berishës. Me këtë mbahen! Ata që mbrojnë Ramën nuk thonë dot se ky është burrë i mirë, ndërkohë që thonë është më mirë se Berisha. Gjendja është më e rëndë edhe sa i përket korrupsionit”, tha Lubonja.

 

Arena e Lajmit

Raporti i “Freedom House”, Lubonja: Nuk ka kryeministër në botë tv si Ertv. Ky është skandal!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook