“Skuadra është me Tuchel”, Bayern në krah të trajnerit, por fati i tij nuk ndryshon

Bayern Munich shfaqi shenja jetë në Londër, në Champions League, i vetmi trofe ku janë në lojë. Barazimi 2-2, por mbi të gjitha loja e prodhuar, i jep besim për ndeshjen e kthimit kundër Arsenal. Nga drejtuesit e klubit, te trajneri Tuchel dhe te lojtarët, të gjithë ishin të bashkuar për këtë kaluar këtë pengesë, detaj ku u ndal edhe Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern Munich:

Tuchel

“U pa qartë në Emirates. Skuadra është me Tuchel, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me të ardhmen e tij, në verë gjithçka është e vendosur”, u shpreh drejtori i Bayern.

436753829 966308288193189 3813482615673713662 N
436753829 966308288193189 3813482615673713662 N

Të dalë prej kohësh nga gara për titull në Bundesligë, Bayern i ka përqendruar të gjithë forcat në Champions League, por për ndeshjen e kthimit Tuchel duhet të bëjë llogaritë pa Serge Gnabry, autorin e golit të parë. Klubi gjerman me anë të një reagimi për mediat saktësoi se Gnabry ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Nuk është përcaktuar ende koha e rikuperimit, por është thuajse e pamundur që Gnabry të jetë në fushë të mërkurën, për ndeshjen e kthimit.

()

Arena e Lajmit

“Skuadra është me Tuchel”, Bayern në krah të trajnerit, por fati i tij nuk ndryshon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook