“Tempulli i demokracisë është instrumentalizuar”/ Spiropali i kthehet Dules: Nuk pranojmë leksione për demokracinë dhe Europën!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar ashpër në sallën e Parlamentit me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule është shprehur se qeveria ka përdorur institucionet demokratike për minimin e demorkacisë, duket thënë se Parlamenti është instrumentalizuar.

Nga ana tjetër Spiropali ka replikuar duke thënë se nuk mund të pranojë leksione mbi demokracinë dhe Europën

Pjesë nga debati:

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë. Kjo është edhe më e rrezikshme. E keni vënë re instrumentalizimin e tempullit të demokracisë për të minuar llogaridhënien. Sa muaj nuk funksionoi ky Parlament thjesht dhe vetëm se kërkonim llogarinë dhe ju na e mohoni.  Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë.

Realiteti i vendit nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat. Për ndryshe gjithë vendet themeluese nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, kjo nuk është çështja e jona. Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet të mbrojë me ombrellën politike persona

Te dritarja, te ballkoni, te burgu shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në debatin në Parlamentin të cilin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të dala nga dëshirat personale e nga asnjë raport ku jemi të përfshirë.

Dule: Nuk e kuptova përtej dëshirës së zonjës ministre, unë nuk përmenda asnjë emër, me përjashtim të atij që mungon, që është kryeministri Rama. E kërkova fjalën…nuk ju dëgjova por e keni mirëkuptimin për ato që thatë dhe kërkova fjalën që t’iu përgjigjesha, por nuk arrita t’iu kuptoj atë pozicionim kaotik. Një kombinim të thënash dhe faktesh me të pathëna dhe fantazi.

Spiropali: Më kaotike se ajo që thatë ju nuk kam dëgjuar. Jeni në vështirësi sepse thatë të pavërteta, meqë donit një dallim mes trillimit dhe realitetit. Është trillim që Shqipëria ka bërë regres në të gjithë kapitujt, kemi progres në të 33 kapitujt. E dyta dhe mbi të gjitha nuk mund të marrim leksione demokracie këtu, nuk jemi një vend totalitar, autoritar, jemi një demokraci e brishtë, por raportet për vendin nuk i përcakton asnjë dëshirë apo fantazi, por ata me të cilët kemi partneritetin më të ngushtë.

Arena e Lajmit

“Tempulli i demokracisë është instrumentalizuar”/ Spiropali i kthehet Dules: Nuk pranojmë leksione për demokracinë dhe Europën!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook