A Është e Dëmshme të Mbani Syzet e Vjetruara Optike?

Është diçka e zakonshme që njerëzit të mbajnë syze ose lente kontakti të bazuara në një recetë tashmë të vjetëruar.

Sipas Shoqatës Amerikane të Optometrisë, ju duhet të kryeni një kontroll mjekësor për shikimin çdo dy vjet nëse mosha juaj varion nga 18 deri në 64 vjeç dhe çdo vit pas moshës 65 vjeç.

Nëse keni probleme të rënda me shikimin apo ai kërcënohet nga sëmundje të ndryshme, atëherë do t’ju duhet të bëni një kontroll vjetor.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga efektet në shikim të syzeve që tashmë nuk bëjnë më për ju dhe pse është mirë të kryeni kontrollin rutinë.

Ju mund të vononi një diagnozë shëndetësore

Ekziston mundësia që numuri i syzeve të ndryshojë shumë ngadalë dhe ju të mos e vini re fare.

Në këtë rast, përdorimi i syzeve të vjetëruara mund të vonojë diagnozën ose zbulimin e problemeve të syrit.

Diabeti, disa lloje kanceri, sëmundjet autoimune, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës, janë ndër sëmundjet që mund të zbulohen edhe nga ekzaminimi i syve.

Për më tepër, ju mund të zbuloni shumë sëmundje të syrit që lidhen me moshën, si degjenerimi makular (AMD), një shkak kryesor i humbjes së shikimit.

Sytë do të vuajnë

Përtej rreziqeve shëndetësore, mbajtja e syzeve të vjetruara, mund të shkaktojë:

Tharje të syve

Lodhje

Dhimbje koke

Përveçse janë të pakëndshme, të gjitha këto mund të ndikojnë në performancën tuaj në aktivietet e përditshme.

Rreziku i ndonjë lëndimi rritet edhe më tepër

Në rastin më të keq, të mos shohësh qartë mund t’ju bëjë më të prirur ndaj lëndimeve, të tilla si rrëzimet e deri aksidentet automobilistike.

Si të kuptoni nëse receta juaj e syzeve është e gabuar

Shenjat përfshijnë:

Shikim të turbullt

Probleme me fokusimin

Kthjelltësi ose mprehtësi e reduktuar në shikim

Çfarë duhet të bëni?

Lajmi i mirë është se përditësimi i recetës suaj mund të përmirësojë qartësinë e shikimit.

Një tjetër mundësi është të kryeni një operacion për korrigjimin e shikimit ose të provoni të mbani lentet e kontaktit.

Pra, sa e keqe është të mbash syzet sipas recetës së vjetër?

Edhe pse nuk do t’i dëmtojë sytë tuaj, mund të shkaktojë dhimbje koke, tharje të syve dhe probleme me fokusimin, të cilat mund të mos ju lënë të qetë.

Më mirë planifikoni një ekzaminim të syrit çdo një ose dy vjet dhe t’i përmbaheni këtij rregulli. E ardhmja do të duket e ndritshme.

A Është e Dëmshme të Mbani Syzet e Vjetruara Optike?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook