Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill.
Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrograncës të papranueshme në opozitë.
Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:
Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!
Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!
Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë.
(Arena e Lajmit)