“Dumani nuk duket i shqetësuar nga presionet e politikës”/ Ambasadori i BE: SPAK, arritje kundër korrupsionit

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato komentoi nga Shkodra edhe sulmet e politikës ndaj SPAK dhe prokurorëve të posaçëm.

Pas një takimi që pati me studentë të universitetit Luigj Gurakuqi për Reformën në Drejtësi dhe rolin e shoqërisë civile foli për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Gonzato tha se struktura e posaçme ka treguar se është rezistente ndaj akuzave që vijnë nga politika.

“Shikoni, reforma e 2016-ës synonte konkretisht të garantonte që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, të jetë i vetëqeverisur dhe prandaj është rezistent dhe elastik ndaj presioneve politike. Kështu që unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë. A ka presion nga politika? Nuk më takon mua ta them, por ai nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë”– deklaroi Gonzato.

Ai shtoi më tej se SPAK po sjell rezultate në luftën kundër korrupsionit.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate. Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur”, vijoi ambasadori i BE në Tiranë.

Intervista e plotë e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato

Arena e Lajmit

“Dumani nuk duket i shqetësuar nga presionet e politikës”/ Ambasadori i BE: SPAK, arritje kundër korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook