Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90 (sfidë ndaj një skuadre veterante nga Greqia), të organizuar nga Butrinti.

Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë.  Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë. Sipas informacioneve, dyshimet kanë të bëjnë me infarkt. Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit të Sarandës.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook