Trajneri i Barcelonës, Xavi u shpreh i lumtur pas triumfit 0-1 ndaj Cadiz. Numri një i pankinës së katalanasve tha se skuadra është gati për ndeshjen ndaj PSG-së në Champions dhe më pas për atë ndaj Realit.
“Skuadra u tregua shumë profesioniste dhe serioze, duhej të vazhdonim me fitoret për të vendosur në presion Realin. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe besoj te familja që jemi. Jemi përmirësuar në total, tani mbrojmë dhe sulmojmë shumë më mirë. Kemi ambicie dhe besoj se ekipi është në momentin më të mirë të sezonit. Nuk humbasim prej tre muajsh dhe duhet që këtë moment ta shfrytëzojmë. Jemi gati për “luftë” ndaj PSG dhe më pas ndaj Realit. Është pjesa më e bukur dhe emocionuese e sezonit. Duam të arrijmë diçka madhështore dhe kemi në “dorë” skenarin perfekt”, tha Xavi.
(J.S/)