Arsenali u mund 0-2 nga Aston Villa, duke zhgënjyer kështu tifozët që kishin zgjedhur për të parë ndeshjen në Londër. Pas sfidës, trajneri i Gooners, Arteta u shpreh se ishte një ndeshje me dy fytyra, ndërsa kërkoi nga ekipi reagim të menjëhershëm.
“Dy paraqitje shumë të ndryshme. Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, një nga pjesët më të mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër një ekipi të madh. Duhet të ketë pasur tre ose katër raste për gol ose më shumë. Nuk arritëm të shënonim dhe kjo u reflektua në pjesën e dytë. Ne nuk vazhduam me lojën e mirë dhe pësuam dy gola shumë, shumë të këqij.” – Tha ai.
(J.S/)