Teun Koopmeiners me siguri do të largohet nga Atalanta në verë. Për mesfushorin ka shfaqur interesim Juventusin, por së fundmi një emër tjetër ka hyrë në garë. Siç raportoi mëngjesin e sotëm ‘SportMediaset’, Chelsea ka gati një ofertë shumë të rëndësishme, me vlerë 60 milionë euro. Një shifër kjo e konsiderueshme dhe që do merret në shqyrtim nga klubi i Serie A.
Holandezi ka veshur fanellën e skuadrës së Bergamos që në verën e vitit 2021. Asokohe, Atalanta bleu kartonin e lojtarit nga AZ Alkmaar për 14 milionë euro.
(J.S/)