“Janë në garë kush të prodhojë më shumë skandale”, Salianji nga Kuçova: PS barrikadë për zyrtarë që kanë probleme me ligjin

Demokratët kanë zhvilluar një takim me qytetarët në Kuçovë.

Pjesë e takimit ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i shoqëruar nga n/kryetari i PD, Luçiano Boçi, n/kryetari i grupit parlamentar, Ervin Salianji, drejtuesi politik i qarkut, Enno Bozdo dhe koordinatori për qarqet e jugut, Aurel Bylykbashi.

Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se Partia Demokratike është sot e bashkuar dhe më e fortë, ndërkohë që ka renditur edhe disa nga skandalet e mazhorancës në pushtet.

“PD është sot 1, më e fortë e bashkuar dhe cilësore. Sot shohim që sallat e takimeve me demokratë janë plot. Edhe në Kucovë mes socialistësh ai futi dorën dhe zgjodhi një person me precedentë penal, ky Hajdari. Një person që ka probleme me ligjin. PS bëhet me barrikadë edhe e mban në institucione. E mbajtën me forcë në krye të bashkisë duke shkelur ligjin.
Hajdari i Kucovës bën kërdinë, ndërsa hajdarët në qeverisje bëjnë kërdinë në të gjithë Shqipërinë.
Janë në garë si të përfitojnë më shumë, të vjedhin e të abuzojnë më shumë, kush të prodhojë më shumë skandale.

Drejtësia e re është për të dënuar kundërshtarin politik për të izoluar liderin e opozitës, kur vjen puna që GJK jep vendim gjysmak si në rastin e Xhaçkës, PS e flak duke thënë që në vendin tonë nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit.

Janë kapur me ndërhyrje në sistemin TIMS”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Janë në garë kush të prodhojë më shumë skandale”, Salianji nga Kuçova: PS barrikadë për zyrtarë që kanë probleme me ligjin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook