Champions League, Xavi sfidon PSG: Ndeshje e fortë, të përsërisim ndeshjen e shkuar

Trajneri i Barcelonës, Xavi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Champions ndaj PSG.

“PSG ose skuadrat e Luis Enrikes shkojnë gjithmonë në sulm. Aq më tepër nesër pasi janë disavantazh. Nëse nuk kanë spekuluar gjatë gjithë sezonit, do të jenë më pak nesër. Luis Enrike? Ai me Luis Aragones dhe Guardiolën janë tre trajnerë që më shënjuanm. Kur mendoj se çfarë duhet të bëj, kujtohem shumë për ata. Hakimi? Luis Enrike dhe PSG kanë aq shumë opsione sa nuk e di se cilin variant mund të përdorin. Duhet të kuptojmë se duhet të kemi një strukturë shumë të qartë.  Nesër do ta përsërisim ndeshjen e shkuar me disa variacione. Lojtarët tanë ishin në një nivel të shkëlqyer ndeshjen e parë.

E ardhmja? “Ju shqetësoheni shumë për mua. E rëndësishme është që klubi të shkojë në gjysmëfinale, jo që unë të përparoj” – Tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Champions League, Xavi sfidon PSG: Ndeshje e fortë, të përsërisim ndeshjen e shkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook