“Duhet të jeni krenar për atë investim”, debat mes deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit te Shëndetësia: Na ftoni ndonjëherë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është thirrur në Komisionin për Shëndetësinë, për të dhënë sqarime në lidhje me zjarrin e rënë Urgjencën e QSUT.
Deputetja e PS.

Një debat ka ndodhur me kryetares së komisionit Zheni Gjergji dhe deputetes së PS Klodiana Spahiu.

Kjo e fundit ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë krenar në lidhje me investimet e kryera, ndërkohë që kryetarja e komisioni është treguar ironike kur tha se investimet janë përshëndetur nga e gjithë bota.

Pjesë nga diskutimi:

Klodiana Spahiu: Kemi shkuar të bënim elektricistin për të parë defektin. Ky spital me vlerë 17 mln euro, cdo shqiptar që ka shkuar të marrë atje shërbim e ka parë se cfarë shërbimi i është ofruar. Ai është një difekt elektrik dhe teknik dhe nuk ka të bëjë me ofrimin e shërbimit në pavionët që funksionojnë

Zheni Gjergji: Ka qenë Osman Stafa që ka bërë një status publik sepse qytetarët nuk dinin se ku do të shkonin

Klodiana Spahiu: Ju drejtoni komisionin dhe pranoni hapur që jeni politikisht aty. Sa herë ne mundohemi të themi diçka ju përpiqeni ta ktheni teknikisht.
Deri në 2015 shërbimi i kardiologjisë ishte vetëm 08:00 deri në orën 16:00.
Pqr të thënë që nuk është bërë asgjë, ndërkohë që është një investim që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët

Zheni Gjergji: Nga e gjithë bota është përshëndetur (qesh). Na ftoni ndonjëherë kur bëni inaugurime.

Arena e Lajmit

“Duhet të jeni krenar për atë investim”, debat mes deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit te Shëndetësia: Na ftoni ndonjëherë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook