Po ndërtonte pa leje në tokën e një personi tjetër në plazhin e Livadhës, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Një 38-vjeçar në Himarë është arrestuar pasi po ndërtonte në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit.

Policia njofton se është proceduar penalisht edhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

Livadh, Himarë

Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Po ndërtonte pa leje në tokën e një personi tjetër në plazhin e Livadhës, arrestohet 38-vjeçari në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook