Partia e Lirisë ka miratuar katër vendime tepër të rëndësishme, në kuadër të riorganizimit me themel dhe forcimit të mëtejshëm të strukturave në nivel qendror dhe vendor, të hapjes së pandalshme, zgjerimit të mbështetjes së saj qytetare, të mbarëvajtjes së Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe në zbatim të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus.
Ndër vendimet që u morën ishte ngritja e e Grupit të Punës për hartimin e Programit Politik dhe të Ndryshimeve Statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto. Po ashtu, një tjetër vendim ishte emërimi i Erisa Xhixhos si Sekretare Politike për Qarkun e Tiranës etj.
Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi këto vendime:
Kryesia e Partisë së Lirisë, në funksion të riorganizimit me themel dhe forcimit të mëtejshëm të strukturave në nivel qendror dhe vendor, të hapjes së pandalshme, zgjerimit të mbështetjes së saj qytetare, të mbarëvajtjes së Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit dhe në zbatim të 5 prioriteteve kryesore për 4 milion shqiptarë plus, vendosi sot:
- Ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Programit Politik dhe të Ndryshimeve Statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.
- Erisa Xhixho, Sekretare Politike për Qarkun e Tiranës.
- Tedi Blushi, Sekretar Politik për Qarkun e Korçës.
- Ngritjen e Komisionit Organizator për kremtimin e 20-vjetorit të themelimit të LSI, me bashkëkryetarë z.Edmond Panariti dhe znj.Brunilda Paskali
(Arena e Lajmit)