Port Durrës/Si rezultat i kontrolleve të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, goditen 5 raste të paligjshmërive në kufi.
-Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur dokumente të falsifikuara, arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq. Sekuestrohen dokumentet false (pasaporta turke, leje qëndrimi).
-Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas marokenë që tentuan të kalonin ilegalisht kufirin, duke u fshehur në kamion.
-Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër që dyshohet se ka dalë ilegalisht nga Shqipëria.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara, dhe 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. Për këto raste:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit turq E. B., 22 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, të dy banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje të RSh-së, pasaporta turke dhe leje për qëndrim në Holandë, të cilat pas verifikimit rezultuan të falsifikuara. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit:
- M., 27 vjeç dhe M. A., 36 vjeç, të banues në Marok, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vijën e dytë, janë gjetur të fshehur në pjesën e poshtme të dy kamionëve;
- D., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera në hyrje të RSh-së, rezultoi se kishte dalë ilegalisht më parë nga Shqipëria.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.