Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit i cili është shpallur i zhdukur prej katër ditësh pasi u mor nga gjyshërit dhe nuk u kthye më, ka folur për mediat.
“Askush nuk e di se ku është. Po presim, po pyesim. Askush s’më tregon askush. Dua ta gjejnë sa më shpejt. Të çohet i gjithë shteti, dua të më vijë fëmija.”, tha nëna mes lotësh.