“Fenomeni” Palmer, fantazisti kap Haaland, shifrat e tij “tërbojnë” Chelsea-n

Chelsea “zgjohet” më në fund, dhuron një sfidë spektakolare përballë Everton, por për fat të keq është shumë vonë, blutë mbeten jashtë Evropë, shumë larg objektivave sezonal. Ekipi i Pochettino-s “çmontoi” Everton duke marrë një tre pikësh pas fitores 6-0. Cole Palmer ishte njeri i ndeshjes, autor i një “poker” golash. Fantazisti ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë duke gjetur golin e avantazhit që 13-të, ndërsa 5 minuta më pas dyfishoi shifrat. Në të 29-tën, ish futbollisti i Man.City gjeti edhe golin e tretë. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 44-ët, Jackson dërgoi rezultatin në 4-0.

Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me Palmer që gjeti golin e tij të katërt personal dhe të pestin për Chelsea-n, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund, Chelsea gjeti edhe golin e 6-të duke e kthyer në festë sfidën me Everton. Me “pokerin” e realizuar në këtë mbrëmje, Palmer kap Haaland në krye të listës së golashënuesve më të mirë në Premier League në kuotën e 20 golave. Në total këtë sezon, Palmer ka realizuar 25 gola në 41 ndeshje, përfshi këtu edhe dy gola me fanellën e Man.City. Palmer bëhet lojtari i parë pas Eden Hazard që arrin të shënojë 20+ në një sezon të vetëm. Me penalltinë e realizuar këtë mbrëmje, Palmer mbetet perfekt nga 11 metra distancë, 9 në 9 të sakta.

()

Arena e Lajmit

“Fenomeni” Palmer, fantazisti kap Haaland, shifrat e tij “tërbojnë” Chelsea-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook