Dy “Big Brother” njëri pas tjetrit, kjo është historia e Heidit, e cila është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Heidi, 26-vjeçarja shqiptare, e lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, “vodhi” vëmendjen e italianëve por jo vetëm, me historinë e saj brenda “Grande Fratello” në Itali, ku disa nga mediat italiane, e cilësuan si fituesen e këtij Big Brother.
Që në prezantimin e saj të parë, bukuroshja shqiptare ka folur për origjinën e saj dhe e ka pushtuar publikun italian.
Heidi është bërë një nga personazhet më të pëlqyera, aq sa nga një e panjohur, ajo tashmë ka ndjekës shumë aktiv.
Pasi u fut në Big Brother Shqipëri, Heidi Baci ka treguar pak ose aspak për familjen e saj.
Ajo nuk preferon të flasë për prindërit, ndërsa gjatë qëndrimit në Big Brother ka takuar vetëm vëllain e saj.
Megjithatë, shqiptarët të gjithë e njohin babën e Heidit pasi, u fut në Grande Fratello, duke bërë që më pas ajo të lë programin në mes.
Por shumë pak ka folur për nënën e saj. Disa ditë më parë, Heidi është shprehur se nëna e saj është shumë më e bukur se ajo.
Dhe në fakt është e vërtetë. Nga fotot duket se mamaja e Heidit është shumë e bukur dhe nga kjo ne kuptojmë se nga ka ngjarë Heidi Baci.
Nëna e Heidit ka pasur një telefonatë me Donaldin.
Ndërkohë që ka pranuar se ende nuk ka patur një kontakt me babën e Heidit, me sa duket marrëdhënia me vjehrrën e Romeos po shkon shumë mirë.
“Me babain e Heidit nuk kam folur kurrë por me nënën po”, thotë në video Donaldi.
“Të përshëndes Bora, ju përshëndes të gjithëve”, shprehet nëna e Heidit përmes telefonatës së saj.
“Mirëmbrëma edhe nga krushqit nga Italia”, ndërhyn Ilir Shaqiri.
Heidi është në një lidhje me Romeon brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Lidhja e tyre ka qenë shumë e diskutuar pasi në shumë raste nuk e kanë besuar dashurinë e tyre.
Por, duket se çifti vazhdon të jenë të palëkundur për dashurinë e tyre.
Mbrëmë, çifti ka pasur një darkë romantike ku kanë folur për shumë gjëra.
Heidi dhe Romeo folën për jetën jashtë, për planet e tyre pas mbarimit të big bradhër.
Të shikojmë se çfarë do të ndodhë jashtë, ma daljen e tyre nga Big Brother.