“Kërkuan zhbërjen e vendimmarrjeve, se ishin në tualet”, Salianji për bojkotin e PS te Komisioni Hetimor: Po mbrojnë një grup kriminal në polici që ndërhyn në sistemin TIMS

Kryetari i komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.

Ai u shpreh se kërkesat e përfaqësuesve të PS kanë qenë të ndryshme nga mbledhja në mbledhje, ku dje në mënyrë absurde sipas tij kërkuat anulimin e votimit të mbledhjes së
kaluar sepse “kishin qenë në tualet”.

Salianji foli edhe në lidhje me reagimin e nënkryetarit të komisionit Toni Gogu.

“Qytetarët, Shqipëria, një parlament, u bë dëshmitare e një ngjarje të paprecedentë, ku anëtarët e Komisionit Hetimor për Timsin, pasi kërkuan 5 minuta pushim, nuk u rikthyen më në komision. Kërkesa e PS, siç e keni parë nga mbledhja në mbledhje, kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse, ndryshimin e mendimit që kanë pasur në mbledhjen pasardhëse. Ata arritën në një vendim absurd, ku kërkonin anulimin e atyre vendimeve që ishin marrë në mbledhjen e mëparshme, me pretendimin se kishin qenë në tualet. Është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Për këtë arsye ne duhet të ishim në kushtet e urgjencës.”, tha ai.
()

Arena e Lajmit

“Kërkuan zhbërjen e vendimmarrjeve, se ishin në tualet”, Salianji për bojkotin e PS te Komisioni Hetimor: Po mbrojnë një grup kriminal në polici që ndërhyn në sistemin TIMS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook