Rezultate identike, Vllaznia dhe Partizani bëjnë “vals” në renditje

Prej disa javësh Partizani dhe Vllaznia janë në një garë me njëra-tjetrën për vendin e dytë. Shkodranët prej më shumë sesa një muaji kanë arritur të parakalojnë “demat” në renditje dhe e mbajnë edhe aktualisht postin, pavarësisht se kanë parë veten t’u rrëshqasë këmba hera-herës, edhe kundër ekipeve pa shumë pretendime në lidhje me titullin.

Në tërësi, nëse marrim në shqyrtim gjashtë javët e fundit të Partizanit dhe Vllaznisë, këto dy skuadra kanë barazuar pa gola në sfidën mes tyre dhe në pesë ndeshjet e tjera, javë pas jave kanë regjistruar rezultate të njëjta, çka përbën një koincidencë të frikshme. Nëse fiton njëra, fiton edhe tjetra dhe e njëjta gjë ndodh në rastet e humbjeve dhe barazimeve. Dy nga skuadrat më të forta të kampionatit tonë duket sikur po kalojnë një krizë identike, që ka lejuar edhe që renditja të mos ndryshojë dhe “Final 4” të lihet në diskutim deri në këto javë të fundit të sezonit të rregullt.

Kjo ecuri e njëjtë e dy skuadrave ngjan me një “vals” në renditje, që nga ana tjetër ka ndikuar në largimin e Egnatias në krye dhe afrimin e Dinamos së vendit të katërt. Mjafton t’i hedhësh një sy tabelës në krah për të parë sesi këto dy ekipe duket sikur “kopjojnë” njëra-tjetrën sa i përket rezultateve. Në javën e 26-të dhe të 27-të fituan bindshëm ndeshjet e tyre, teksa më pas nisi edhe kriza e rezultateve. Partizanin e mposhti Teuta dhe barazoi kundër Laçit 1-1, ndërsa shkodranët ranë në Kukës dhe i ndali Erzeni 1-1. Barazuan ndeshjen mes tyre dhe u mundën në këtë javë të fundit nga Egnatia dhe kurbinasit.

Gdfg
Gdfg
Arena e Lajmit

Rezultate identike, Vllaznia dhe Partizani bëjnë “vals” në renditje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook