Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri gruan e tij Gjyleta Ukella-Lajqin.
Ky lajm i ka tronditur të gjithë ku shumë reagime kanë ardhur duke e shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie për Gratë e Vrara’.
Një prej tyre ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram shpreh keqardhjen për këto viktima.
Menjëherë pas këtij postimi, Dafina është përballur me një koment të cilën e ka shokuar!
‘Edhe ti e ke rradhën tani!’- shprehet dikush dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar këngëtaren teksa në postimin pasardhës shkruan: ‘Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njejtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodh në vitet e fundit!’