Andrij Lunin ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Realit të Madridit në gjysmëfinale të Championsit. Portieri ukrainas priti dy penallti vendimtare (Bernardo Silva, Kovacic).
Lunin, i cili kreu disa pritje fantastike gjatë 120 minutave lojë, zbuloi sekretin e pritjeve të tij në deklaratën pas ndeshjes epike përballë Manchester Cityt, teksa u shpreh:
“Më duhej të rrezikoja me një nga kundërshtarët tanë, duke qëndruar në mes. Dhe zgjodha ta bëja te gjuajtja e Bernardo Silvës. Kishte disa opsione, por unë zgjodha portugezin. Për fat shkoi mirë.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte gjithë skuadra jonë. Ne flasim gjithmonë me njëri-tjetrin, shokët më ndihmuan, gjithashtu stafi teknik. Bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme për 120 minuta, luftuam shumë për këtë kualifikim”, theksoi 25-vjeçari.