“Rilindasit me 5D kthyen Bashkitë në gërmadha hajdutërie”, Vasili: Me prefektët duan të marrin gjithçka ka mbetur

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në fjalën e tij në parlament deklaroi se Rilindasit me skemën 5D kthyen Bashkitë në gërmadha hajdutërie.

Vasili theksoi se me ligjin për prefektët, Rilindasit duan të marin gjithçka që ka mbetur.

Postimi i deputetit të PL, Petrit Vasili:

Sot ne Kuvend tregova se si rilindasit kthyen Bashkite ne germadha hajduterie 5D dhe me prefektet duan tu marrin gjithshka ka mbetur!

Tregova se si Pushteti Lokal i rilindjes eshte kthyer ne nje 5D kombetare qe vjedh te gjitha tenderat dhe parate publike si nje mafie e vertete.

Tregova se si eshte mbushur me mijra patronazhiste te ndyre, qe hane dhjetra milione euro paga.

Tregova se si Bashkite nuk administrojne as ujesjellsat dhe nuk japin sherbime per qytetaret.

Tregova se si jane falimentuar bashkite dhe se si plot te tjera jane ne prag falimentimi.

Tregova se si rrisin taksat qe pastaj vetem vidhen dhe nuk japin as uje te pijshem.

Tregova se si ne Fier Bashkia ngre ndermarje per te paguar e riparuar inceneratorin germadhe dhe te vjedhur, qe nuk punon.

Rilindja nje monster e korruptuar dhe e kriminalizuar.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Rilindasit me 5D kthyen Bashkitë në gërmadha hajdutërie”, Vasili: Me prefektët duan të marrin gjithçka ka mbetur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook