Çfarë Duhet të Bëni Për Dhimbjen e Kyçeve

Ndonëse pasojat e moshës nuk i kontrollojmë dot, tek ushqyerja dhe stili i jetesës, jemi akoma në kohë për të ndryshuar dhe për të vënë kontroll.

Formimi i kockave ndodh kryesisht gjatë fëmijërisë dhe viteve të adoleshencës.

Kockat zmadhohen, rëndohen, janë më të forta dhe më të dendura. Dendësia maksimale e kockave arrihet në moshën 30 vjeçare.

Pas kësaj moshe formimi i kockave i lë vendin zvogëlimit të masës kockore. Tek femrat, ky fenomen përshpejtohet gjatë viteve të para pas menopauzës dhe vazhdon më tutje gjatë pleqërisë.

Sëmundjet më të shpeshta që shkaktohen nga dëmtimi i kockave janë reumatizma, osteoporoza dhe artroza. Këto sëmundje shkaktojnë dhimbje të forta të kyçeve apo enjtje të tyre.

Shkaktarët kryesorë të humbjes së masës kockore që shkaktojnë dhe dhimbjen e kyçeve janë si më poshtë:

Duhanpirja

Pirja e duhanit është një zakon shumë i keq që shkakton dëmtime të ndjeshme të kockave, zemrës dhe mushkërive.

Femrat që pinë duhan kanë nivele më të ulëta të estrogjenit në krahasim me femrat jo duhanpirëse.

Nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë humbje të masës kockore dhe menopauzë të hershme te femrat.

Humbja e masës kockore është më e shpejtë në vitet e para pas menopauzës dhe vazhdon në ritme më të larta edhe pas saj.

Kjo do të thotë që sa më herët të shfaqet menopauza aq më e madhe është humbja e masës kockore dhe aq më të dobëta do të jenë kockat. Meshkujt dhe femrat që pijnë duhan përthithin më pak kalcium nga ushqimet.

Kjo nënkupton që organizmi përthith masën kockore për të përfituar kalciumin për të cilin trupi ka aq shumë nevojë.

Pirja e alkoolit

Ekspertët thonë se konsumi i rregullt i 55-88 mililitrave alkool në ditë dëmton kockat.

Kjo gjë mund të ndodhë edhe tek grupmoshat e reja. Personat që abuzojnë me alkoolin ka shumë gjasa të përjetojnë humbje të mëdha të masës kockore dhe fraktura.

Sipas ekspertëve këto simptoma kanë lidhje me ushqyerjen e keqe dhe rrezikun në rritje për dëmtim gjatë rrëzimit.

Kafeja

Pirja e 2 deri në 3 filxhanëve të kafesë në ditë i dobëson ndjeshëm kockat. Me kalimin e moshës kafeina pengon përthithjen e kalciumit, sidomos tek femrat.

Nëse nuk ndiheni gati për të hequr dorë nga kafeja, atëherë duhet të siguroheni që të konsumoni të paktën 1,000 mg kalcium në ditë.

Kjo vlen për femrat e moshës 19-50 vjeç. Hapi tjetër është që ta pini kafenë me qumësht të skremuar, që ka më shumë kalcium se qumështi me yndyrë të plotë.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forca

Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit.

Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh.

Këto ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli.

Mos hezitoni t’i përfshini këto ushqime në gatimet tuaja të përditshme, duke shtuar hudhrën dhe vajin e ullirit./AgroWeb.org

Çfarë Duhet të Bëni Për Dhimbjen e Kyçeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook