Dikur udhëhiqte Romën në fushë si kapiten, ndërsa tani në pankinë si trajner. Daniele De Rossi po përjeton një moment magjik, ky kualifikim përballë Milan ka një shije të veçantë, një sukses që tekniku verdhekuq e shijon në maksimum:
“Për të thyer Milanin duhej diçka speciale, gati perfekte. Duhej edhe shumë zemër pasi mbetëm me 10 lojtarë. Është një nder i madh të jem trajner i këtij ekipi, por nuk është e thjeshtë. Nuk ishte e thjeshtë as sot kundër një skuadër të fortë, por ne u treguam të zotë”, u shpreh De Rossi, duke bërë në fund edhe një koment në lidhje me faktin që Serie A do të përfaqësohet në Champions sezonin e ri me 5 ekipeve:
“Niveli i futbollit italian është i lartë. Dikur ishim më të fortit në Evropë, por tani nuk është më kështu. Gjithsesi, ky është një hap përpara, tani shumë lojtarë dëshirojnë të luajnë sërish në Serie A”, theksoi De Rossi. Pranon verdiktin që dha fusha Stefano Pioli:
“Nuk ishim në lartësinë e Romës, ata vendosën më shumë kualitet dhe pasion për të kaluar turin. Nuk krijuam shumë raste të pastra për gol, por sigurisht që brenda zonës mund të bënim diçka më shumë. Nuk ishim të saktë në pasin e fundit”, theksoi ndër të tjera Stefano Pioli.
Nuk e pritën mirë këtë humbje drejtuesit e klubit, por as tifozët, të cilët i bënë një ultimatum lojtarëve, kërkojnë me çdo kusht që të shmangin festën e Interit në derbin e “Madonnina”.
()