Në Peqin është përuruar fillimi i punimeve për ndërtimin e kompleksit sportiv gjigand të Klubit të Futbollit Shkumbini si dhe është përuruar logo e 100 vjetorit .Kryebashkiaku i Peqinit ,z.Bukurosh Maçi u shpreh i lumtur që së fundi futbolli po rimerr vëmendje dhe falënderoi Presidentin e FSHF dhe Presidentin e KF “Shkumbini ” që po kontribuojnë në rikthimin e këtij sporti në këtë qytet sportëdashës .Aktualisht ky klub futbolli është privatizuar dhe drejtohet nga Sipërmarrësi peqinas Ali Kasa i cili në pak muaj jo vetëm ka arritur të kthehet në një arkitekt të ringjalljes së futbollit në këtë qytet por këtë Pranverë janë krijuar ekipet zinxhirë me të paktën 200 futbollistë si edhe janë ngritur edhe dy ekipe futbolli femrash , nga rradhët e të cilave katër luajnë me ekipin kombëtar.Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e kompleksit sportiv Presidenti Ali Kasa i Shkumbinit deklaroi para të pranishmve se ai ka në plan të shndërrojë KF Shkumbinin në një nga ekipet më të mira jo vetëm të fubollit shqiptar por edhe europian.
Koha do ta tregojë se ky është një premtim nga më seriozët dhe që do kthehet realitet në një të ardhme shumë të afërt.Do të kemi ekip të ri me futbollistë që po bëjnë histori suksesi , do kemi logon e re të 100 vjetorit të themelimit të KF Shkumbini , do kemi uniformat e reja të dizejuara mjeshtërit nga një kompani prestigjoze e veshjeve sportive .Këtë të Premte para jush firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit me me z. Carlo Stronati , përfaqësues i Kompanisë italiane të veshjeve sportive “Arrea” për Ballkanin .Në ditën e 100 vjetorit të KF “Shkumbini” në 29 Korrik 2024 do ju prezantojmë surpriza të tjera dhe për futbollin e këtij qyteti do të bëhet shumë më tepër sesa themi .Ndërkaq Presidenti i FSHF z.Armando Duka gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni tha :Gjithmonë jam shumë i kënaqur kur jam në ceremoni të tilla për investime në futboll e aq më shumë për investime në zhvillimin e futbollit të fëmijëve. Në Peqin jam akoma më i kënaqur. Lexohet në fytyrat e atyre që kam takuar dëshira dhe dashuria që ka Peqini për futbollin.
Si në të gjitha projektet padyshim me shumë dëshirë FSHF do të mbështes nga fondet e saj këtë projekt. Ka kohë që kemi filluar të bisedojmë dhe më vjen mirë që tani po bëhet realitet. E kemi filluar këtë bisedim me Lorencin, ish-Drejorin e klubit për t’i bërë këto fusha këtu. Ka pasur disa probleme dhe uroj që të jenë zgjidhur.
Tre gëzime në një ditë dhe nuk mundem të mos e përmend historinë sepse është shumë e rëndësishme. Në këtë qytet është luajtur futboll që në vitet e para të futbollit në Shqipëri. 100 vjet klub është vërtetë shumë, është një nga klubet më tradicionale. Futbollistët që kanë derdhur djersë ndër vite në klubin e Shkumbinit që janë shumë, besoj që janë të gëzuar pasi kur ky kompleks të marri jetë do të shohin fëmijët në kushte ideale për të ushtruar sportin e tyre të zemrës.
Ju uroj shumë suksese të gjithëve, kryesisht fëmijëve që janë këtu sot. Futbolli është një nga sportet më edukative dhe përveç shëndetit nëpërmjet futbollit këta fëmijë do të jenë më të disiplinuar, do të kenë frymën e skuadrës, më shumë virtyte që do t’i duhen nesër në jetë.
Dua t’ju falënderoj shumë për iniciativën dhe t’ju shpreh edhe njëherë gatishmërinë dhe respektin maksimal të FSHF-së për ta bërë së bashku këtë projekt dhe projekte të tjera. Ju uroj shumë suksese” –