Tirana siguroi një trepikësh jetik duke mposhtur Erzenin në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Abazaj nga pika e bardhë e penalltisë zhbllokoi sfidën për bardhebalutë, ndërsa në pjesën e dytë Jonuzi me një super gol, me një goditje të fortë nga distanca, dyfishoi shifrat. Falë këtij suksesi, Tirana ngjitet provizorisht në vendin e katërt me 46 pikë, po aq sa edhe Dinamo.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e Fagut pasi erdhi përpara derbit të kryeqytetit kundër Partizanit, një ndeshje direkte e cila pritet të thotë jo pak për objektivin e dy ekipeve për të siguruar një biletë për në “final-four”.
Një fitore shumë të rëndësishme siguroi edhe Skënderbeu në transfertë përballë Kukësit, një sukses i pastër 0-2 që i pozicion në vendin e 6-të në kuotën e 44 pikëve. Kjo humbje e bën thuajse të pamundur mbijetesën e Kukësit, me verilindorët që renditen në vendin e fundit me 26 pikë, 11 pikë larg zonës play out.
()