U arrestua duke drejtuar automjetin i dehur, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu raportohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

Arena e Lajmit

U arrestua duke drejtuar automjetin i dehur, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook