Man.City trazon Bayern Munich, me “qytetarët” që futen në garë për të siguruar shërbimet e Jamal Musiala. Jo vetëm City, të shumtë janë ekipet që kërkojnë shërbimet e talentit gjerman, duke vendosur jo pak në vështirësi ekipin e Bayern që këtë periudhë po punon për të bindur fantazistin.
Musiala ka një kontratë deri në 2026, por ky fakt sjell panik në radhët e Bayern pasi i druhen një skenari si Alaba, apo Davies që po ushtron presion mbi klubin.
Bayern Munich është gati të bëjë gjithçka për të bindur Musiala, janë gati t’i ofrojnë një kontratë me terma afatgjatë për ta kthyer lojtarin në qendrën e projektit për të ardhmen.
()