Të gjithë të fiksuar pas De Zerbit, klauzola e trajnerit italian të Brighton

Roberto De Zerbi po i befason të gjithë. Trajneri italian ka bërë mirë në stolin e Brighton, teksa vjet kualifikoi skuadrën në një kompeticion evropian (Europa League) për herë të parë në historinë e klubit, ndërsa në këtë edicion, ekipi u rendit në mes të tabelës në Premier League.

Puna e teknikut italian ka rënë në sy nga të gjithë, aq sa De Zerbi është lidhur me një kalim në top klubet e mëdha për sezonin e ardhshëm. Emrat e Bayern Munichut dhe Barcelonës janë në horizont, për momentin vetëm thashetheme, pa diçka konkrete. Megjithatë, Brighton janë të vetëdijshëm për mundësinë e humbjes së De Zerbit, i cili aktualisht është i fokusuar vetëm në të tashmen. Në kontratën e trajnerit italian ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh, e vlefshme si për klubet italiane ashtu edhe për ato të huaja. Kushdo që dëshiron të firmosë me “timonierin”, duhet t’ia paguajë këtë shumë Brighton-it, përpara se të arrijë marrëveshje me De Zerbin.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Të gjithë të fiksuar pas De Zerbit, klauzola e trajnerit italian të Brighton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook