Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi i Shqipërisë ka dhuruar asist për Rubin Kazan në ndeshjen e kampionatit, ndaj Lokomotivës së Moskës.
Daku, pasi dribloi disa rivalë, shërbeu në mënyrë perfekte për vadën në të 21-tën, me këtë të fundit që u tregua i saktë para porte. Për 26-vjeccarin, ky është asisti i 3-të për këtë sezon, me fanellën e skuadrës ruse. Mirlind Daku ka luajtur 22 ndeshje me Rubin Kazan, ku ka realizuar 5 gola. Ai shpreson që të jetë pjesë e Kombëtares, për Premierën e Europianit.
(J.S/)