Milan Skriniar u afrua me bujë nga Interi, por mbrojtësi sllovak po zhgënjen që në sezonin e parë te PSG. Ai ka luajtur vetëm 18 ndeshje në kampionat, duke mos përmbushur dot pritshmëritë.
Sipas L’Equipe, trajneri Luis Enrique preferon më shumë Beraldon sesa Skrinar, ndërsa në verë ekziston mundësia që për këtë të fundit të kërkohet një zëvendësues.
Te kampionët e Francës, ish-futbollisti i Serie A nuk do të ishte i vetmi që ka marrë notë negative në edicionin e parë në “Parkun e Princave”, ka kritika edhe për paraqitjet e Gonçalo Ramos, Kolo Muani dhe Ugarte.
(J.S/)