Një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shyqyri Tuda, ka rënë në prangat e policisë italiane. Gjatë një kontrolli rrugor ai është kapur fillimisht me një sasi të vogël marijuane.
Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë së të riut në Primaluna u zbuluan pothuajse 7 doza kokaine, si dhe 92 pako marijuane, gjithsej rreth 10 kilogramë.
Përveç drogës u sekuestrua një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, material i konsideruar i përshtatshëm për paketimin e dozave dhe lëndës narkotike. Gjithashtu me urdhër të prokurorit Lecco, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.
()