Vasili: 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 50 vjet, Shqipëria me 4 milionë banorë dhe…

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe për Shqipërinë për 50 vjet.

Vasili ndër të tjera shprehet se Partia e Lirisë synon të çojë popullatën e vendit në 4 milionë banorë disa vite më vonë, të përmirësojë bujqësinë, që të mirëtrajtohen pensionistët, arsimi të marrë vëmendjen e duhur etj.

Postimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili:

Pese prioritete per pesedhjete vite!

Dalja nga e keqja, mjerimi dhe pesimizmi i thelle si dhe projektimi me objektiva te qarta dhe vizionare te orientuara drejt te mires, drejt prosperimit ekonomiko shoqeror te qendrueshem jane pikerisht ato, qe sjellin ate optimizem dhe besim tek njerezit, qe zgjat me dhjete vjecarë te tere.

Pese prioritetet e Partise se Lirise kane pikerisht dimensionin e nje te mire kombetare, qe shtrihet ne pesedhjet vjet.

Zgjidhja e krizes fondamentale asaj te shpopullimit dhe objektivi 4 milion shqiptare plus brenda 20 viteve, jane pa as me te voglin dyshim me nje efekt qe zgjat se paku pesedhjet vjet.

Nje Shqiperi me nje demografi te tille 4 milioneshe do te perballonte me se miri cdo sfide qe dhjetvjecaret do te vendosnin perpara shqiptareve.

Ideja e cmendur bangladashase e popullimit te Shqiperise falimentoi pa lindur mire dhe ishte vetem nje projekt i zi mafioz dhe antipatriotik.

Prioriteti ne bujqesi eshte rivalorizimi themelor i saj dhe me perspektive per dhjetra vjet, i nje pasurie kaq te madhe, kaq te çmuar dhe kaq strategjike per Shqiperine dhe ekonomine e  demografine saj.

Prioriteti i trajtimit te pensionisteve eshte nje mesazh, qe kalon ne dhjetvjecarë sepse jo vetem zgjidh mjerimin e brezave aktualë te pensionisteve, por eshte nje garanci madhore per te gjithe shqiptaret qe do te punojne ne Shqiperi, por edhe do te garancine qe do te moshohen dhe pensionohen ne menyre dinjitoze.

Prioriteti i arsimit eshte projektimi madhor i fuqise se edukimit, qe i ben brezat te perballojne ne dhjetra vjet zhvillimet dhe ndryshimet e pritshme te profilit ekonomiko shoqeror e teknologjik te vendit ne raport me boten qe na rrethon, si i tille eshte e qarte qe efekti i tij eshte ne se paku pesedhjet vjet.

Prioriteti i rikthimit ne fuqi eksportuese eshte rivalorizimi madhor dhe shumedimensional i pasurise se terrenit, te asaj minerare, klimatike e natyrore te Shqiperise, qe perfaqsojne garanci shume te medha, solide dhe te patjetersueshme per te ardhmen se paku pesedhjetvjecare te vendit.

Ndaj ky vizion i Partise se Lirise i formesuar ne 5 prioritete per 4 milione shqiptare plus eshte vizioni i te sotmes dhe te ardhmes larg cdo interesi te vogel elektoral dhe politik dhe qe i jep shprese dhe frymemarrje vendit per se paku per pese dekadat qe vijne.

Eshte pra ky vizioni, qe shpeton vendin nga buzegremina ku rilindasit e kane cuar dhe e projekton ate drejt dekadave qe vijne.

Shqiptaret jetojne te varfer ne nje vend te bekuar ndaj kjo duhet te marre fund nje here e pergjithmone.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Vasili: 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 50 vjet, Shqipëria me 4 milionë banorë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook