LIVE/ Zhbllokohet derbi i Milanos, Interi ndëshkon Milanin (VIDEO)

Milan 0-1 Inter

Interi përballet me Milanin në Stadio Giuseppe Meazza (San Siro), në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Pioli dhe homologun Inzaghi që kanë shuar dilemat për titullarët.

Një fitore eventuale e zikaltërve bën që Interi të fitojë matematikisht titullin kampion, pak javë përpara fundit. Lautaro me shokë, janë mjaft të motivuar para këtij takimi, pasi janë në kërkim të yllit të dytë në fanellë.

Në krahun tjetër, Milani do tentojë një sukses që më shumë vlen për prestigjin, sesa për kampionatin. Leao me shokë duan të prishin festës në anën tjetër të Milanos dhe për të arritur këtë, do iu duhet të bëjnë një ndeshje të madhe.

Arbitër i sfidës është caktuar Colombo, i cili ka përgjegjësinë të vendosë drejtësi në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Spektakël i garantuar edhe në tribuna, ku tifozët e të dyja ekipeve të Milano do luajnë ndeshjen e tyre në shkallët e stadiumit.

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Musah, Loftus Cheek, Pulisic; Leao.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.

Minutë pas minute:

18- Gol Inter. Acerbi zhbllokon ndeshjen, festë te Interi.

(VIDEO)

6- Tensione mes dy skuadrave, por arbitri qetëson gjithçka. Rifillon takimi.

1- Nis derbi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

LIVE/ Zhbllokohet derbi i Milanos, Interi ndëshkon Milanin (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook