“Një qeros i keq që nuk të shkonte nëpër mend”, publikohet dokumenti i rrallë, nxënësi i klasës së tretë në 1924 përshkruan vrasësin e Avni Rustemit

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, Niko Kotherja, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të librit të një nxënësi i cili në vitin 1924 ka shkruar në lidhje me vrasjen e Avni Rustemit.

Nxënësi, i identifikuar si Ramazan Heta, shkruan se Rustemi u vra nga “Isuf Reci, nji qeros i keq qi nuk t’shkon për mëndësh”.

Ende edhe sot nuk është e ditur pamja e mullixhiut Isuf Reci i cili eliminoi Rustemin, por sipas drejtorit Kotherja, përshkrimi i nxënësit të klasës së tretë do të ndihmojë në identifikimin e pamjes së tij.

Postimi i plotë:

Me 22 prill 1924, Avni Rustemi nderroi jete ne spital. Ai u plagos dy dite me pare nga mullixhiu esadist Isuf Reci.

Meqe derime sot nuk ka qene e mundur te njihet nje fotografi e tij, na vjen ne ndihme nje pershkrim i mullixhiut vrases, shkruar nga nje nxenes i klases se trete ne Tirane, i quajtur Ramazan Heta. Ne nje nga faqet e tekstit te vet te aritmetikes, nxenesi shkruan: “z. Avni Rustemi u vra ne Tirane me v 1924 date allaturka 14 mars per Ramazan e vrau z. Isuf Reci, nji qeros i keq qi nuk t’shkon per mendesh. (…)”

Nxenesi, qe mesa duket e kish fytyre te njohur Recin, fatmiresisht na ka lene kete shenim, i cili le te sherbeje per te gjetur fotografine e mullixhiut, i cili u largua me vrap pasi i shtiu pas kraheve Avni Rustemit.

Deri sa te mund te gjendet fotoja, me keto te dhena mund te ndertojme nje identikit te vrasesit, ketij qerosi te keq “qi nuk t’shkon per mendesh”.

  • foto galeri
Arena e Lajmit

“Një qeros i keq që nuk të shkonte nëpër mend”, publikohet dokumenti i rrallë, nxënësi i klasës së tretë në 1924 përshkruan vrasësin e Avni Rustemit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook