U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi pas kafazit prej xhami: Policia na terrorizoi familjen, na kanë rrahur me rrip pantallonash

Protestuesit të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas protestës që u mbajt para bashkisë së Tiranës, kanë dalë sot para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë. Ata kanë denoncuar për mediat dhunën e ushtruar nga policia.

Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai. Ndërkohë një tjetër i arrestuar tha se molotovi te bashkia u hodh nga studentë të Akademisë së Rendit.


()

Arena e Lajmit

U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi pas kafazit prej xhami: Policia na terrorizoi familjen, na kanë rrahur me rrip pantallonash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook