Pëfundon sezoni për Frenkie De Jong. Mesfushori holandez u dëmtua në ndeshjen Barcelona-Real Madrid, duke u detyruar të largohet nga fusha që në pjesën e parë. Klubi katalanas, ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, duke treguar gjendjen fizike të De Jong.
“Testet e kryera këtë të hënë kanë konfirmuar se Frenkie De Jong ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë se kur do të mund të rikthehet në ekip”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.
LATEST NEWS | Tests carried out on Monday have confirmed that first team player Frenkie de Jong has a right ankle sprain. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/c0IFb04Gfp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 22, 2024
(J.S/)